Insights

Raporti i Tranzicionit/ Progres... por në keqqeverisje

Raporti i Tranzicionit eshte publikimi me i rendesishem i Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim. Dhe sipas BERZH, arsyeja kryesore se pse keqqeverisja ne Shqiperi po thellohet eshte rritja e korrupsionit.

30 Janar 2023, 17:47 Nga A.B

Raporti i Tranzicionit/ Progres... por në keqqeverisje

Progres...por në keqqeverisje

Gjetja kryesore e raportit te tranzicionit per Shqiperine kete vit ishte se cilesia e qeverisjes se vendit eshte ne perkeqesim pikiate dhe dramatik. Treguesi perkates qe mat mireqeverisjen ka rene nga 5.26 pike qe ishte ne 2016, ne 4.62 pike vitin e kaluar. (10 me i miri, 1 me i keqi).

Raporti i Tranzicionit eshte publikimi me i rendesishem i Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim. Dhe sipas BERZH, arsyeja kryesore se pse keqqeverisja ne Shqiperi po thellohet eshte rritja e korrupsionit.

Sot u be nje konference e madhe per prezantimin e raportit ne Banken e Shqiperise. Foli dhe Guvernatori. Por nuk tha asnje fjale per shqetesimet qe vijne nga perkeqesimi i qeverisjes. Ne vend te kesaj foli per luften ne Ukraine, lufterat tregtare mes Perendimit dhe Lindjes dhe pasojat e tyre ne Shqiperi.

Nuk e ndoqa dot fjalen e perfaqesuesit te BERZH-it ne Shqiperi dhe nuk e di nese e permendi ai ne ndonje rresht punen e keqqeverisjes. Por nuk eshte cudit qe mos te jete permendur fare.

Thuajini more zoterinj. Thuajeni me ze te larte, qe jeni bere vend shume me i korruptuar sec keni qene. Mos i fshehni gjerat neper rreshta raportesh 100 faqesh, qe i lexojne vetem 15 veta ne te gjithe Shqiperine.

raporti i tranzicionit klodian tomorri

Sondazh

Poll

Insights 27 Janar 2023, 11:01 Meri Lika

Të bësh detyrën është virtyt!

Meri Lika Gjyqtari Florjan Kalaja, deri dje, nuk më njihte mua dhe as nënën time, por edhe pse nuk na njihte, ai në familjen tonë ...

Insights 26 Janar 2023, 12:24 Agim Xhafka

Dëbora e parë si dashuria e parë

Korça Dëbora e parë si dashuria e parë. Ngazëllim, marrje fryme, rrahje zemre, ëndërrim, fluturim, bekim. Korça...

Insights 22 Janar 2023, 21:40 Ola Xama

Korporata e Investimeve

Ola Xama Nga viti 2019 qeveria u kujtua se nuk kishte arritur të zhvillojë si duhet ekonominë shqiptare e se duhej një kompani në ...

Insights 12 Janar 2023, 21:24 Flora Xhemani Baba

Vdekja e ngadaltë e qytetit

Flora Xhemani Baba Shpeshherë përballemi në përditshmëri me faktin e trishtë të braktisjes së fshatrave. Por e v&eu...