Insights

Vodhi librin "Gjuetari i balonave", gjykata dënon 19-vjeçarin: S'kisha lekë ta blija

Aty e akuzuara priti Policinë dhe tregoi se si e dha ndihmën e parë. Policia i kërkoi dokumentat dhe e arrestoi më pas për drejtim mjeti pa patentë.

6 Shkurt 2023, 14:14 Nga Anila Hoxha
Vodhi librin "Gjuetari i balonave", gjykata dënon
Gjuetari i balonave

Ndoqa gjykimin kundër një vajze të re, e cila për të shpëtuar një qytetar të demtuar nga një aksident rrugor, si dëshmitare në vendngjarje drejtoi makinen pa patentë dhe e çoi të plagosurin në spital. Aty e akuzuara priti Policinë dhe tregoi se si e dha ndihmën e parë. Policia i kërkoi dokumentat dhe e arrestoi më pas për drejtim mjeti pa patentë. Për këtë akuzë prokuroria me sytë ulur kerkoi deklarimin fajtore të shtetases, megjithese pranoi gjestin human te saj.

Në fund të gjykimit e pyes gjyqtarin: I nderuar, si ky vendim a ke dhënë të tjerë verdikte fajesie që nuk do doje kurre ti kishe shpallur?

U përgjigj: Po. Tete vite më parë, më ka mbetur peng rasti i nje djali nga Tirana. E kishte arrestuar policia për vjedhje. Ma sollen të pandehur. Kur lexova dosjen, pashë që kishte vjedhur librin “ Gjuetari i Balonave” .

E pyeta: Pse e vodhe? Me tha: Nuk kisha para, kisha degjuar aq shumë për këtë libër sa doja ta lexoja doemos. E vodha, por me identifikuan nga kamerat.

Ishte 19 vjeç. Nuk dhashë burg për të, por e dënova!

anila hoxha

Sondazh

Poll

Insights 27 Janar 2023, 11:01 Meri Lika

Të bësh detyrën është virtyt!

Meri Lika Gjyqtari Florjan Kalaja, deri dje, nuk më njihte mua dhe as nënën time, por edhe pse nuk na njihte, ai në familjen tonë ...

Insights 26 Janar 2023, 12:24 Agim Xhafka

Dëbora e parë si dashuria e parë

Korça Dëbora e parë si dashuria e parë. Ngazëllim, marrje fryme, rrahje zemre, ëndërrim, fluturim, bekim. Korça...