Politike

Zbulohet data e mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi

Vendi i takimit është caktuar Podgorica, duke shënuar kështu mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, pas asaj të 3 korrikut 2018 që u mbajt në Shkodër.

14 Shkurt 2023, 19:48 Nga k.m.
Zbulohet data e mbledhjes së përbashkët të qeverisë
Dritan Abazoviç dhe Edi Rama

PODGORICË- Më 27 shkurt do të mbahet takimi i dytë i qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi. Vendi i takimit është caktuar Podgorica, duke shënuar kështu mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, pas asaj të 3 korrikut 2018 që u mbajt në Shkodër. 

Vitin e kaluar është diskutuar për projektin e ndërtimit të përbashkët të urës mbi Bunë, edhe më datë 27 do të jetë prioritet dakortësia për realizimin e këtij projekti edhe në rrafshin financiar. Por gjithashtu pritet që të diskutohet edhe lidhur me marrëveshje të tjera.

 

edi rama dritan abazovic mbledhja e qeverive ne podgorice

Sondazh

Poll