Sport

Segio Ramos befason botën e futbollit me gjestin e tij të turpshëm ndaj fotoreporterit...

Lojtarët e PSG-s pas ndeshjes kanë shkuar për të përshëndetur tifozët e pakënaqur, kështu që rreth tyre janë mbledhur një numër i madh i gazetarëve dhe fotoreporterëve.

15 Shkurt 2023, 13:20 Nga DOSJA
Segio Ramos befason botën e futbollit me gjestin e tij të

FRANCE - Futbollisti me eksperiencë i Paris Saint-Germain, spanjolli Sergio Ramos, ka tronditur publikun me sjelljen e tij të turpshme pas humbjes nga Bayern në Champions League.

Paris Saint-Germain është mposhtur në shtëpi nga skuadra gjermane me rezultat 1:0 në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.

Pas një loje të dëshpëruar, Ramos ishte mjaft nervoz, ndaj vendosi të nxjerrë inatin ndaj një fotoreporteri që i ndodhi pranë.

Lojtarët e PSG-s pas ndeshjes kanë shkuar për të përshëndetur tifozët e pakënaqur, kështu që rreth tyre janë mbledhur një numër i madh i gazetarëve dhe fotoreporterëve.

Në atë turmë, një fotoreporter aksidentalisht e shtyu pak Ramosin dhe futbollisti i inatosur i tha të shikonte ku po ecte. Në atë moment një tjetër fotoreporter është përplasur me futbollistin, i cili ka shpërthyer menjëherë dhe e ka larguar egërsisht.

Lëvizja e tij shkaktoi zemërim nga fansat në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll