Aktualitet

EMRAT/ Shpërndanin drogëra të forta në doza, arrestohet çifti në Shkodër

Dyshja u ndaluan për kontroll dhe gjatë kontrollit fizik e kontrollit në automjet është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

15 Shkurt 2023, 11:15 Nga F.M

 

EMRAT/ Shpërndanin drogëra të forta në doza, arrestohet
Foto Ilustruese

 

SHKODËR- Ermal Dhampiraj, 42 vjeç dhe Samanta Dedushi, 22 vjeçe janë vënë në pranga pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në njoftim zyrtar të Policisë së Shkodrës, bëhet me dije se ata u kapën në lagjen “10 Korriku”, Shkodër. Dyshja u ndaluan për kontroll dhe gjatë kontrollit fizik e kontrollit në automjet është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi; 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve që ushtrojnë aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke u bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë vijuar kontrollet në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër. Si rezultat i kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Dh., 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër dhe S. D., 22 vjeçe, banuese në Shkodër.

Në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin E. Dh. dhe pasagjere shtetasen S. D. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në automjet është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shpërndanin droga të forta në doza, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

policia e shkodres ermal dhampiraj samanta dedushi

Sondazh

Poll