Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese, dështon raundi i parë! Më 17 shkurt përcaktohet përfundimisht fituesi (PROCEDURA)

Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

15 Shkurt 2023, 10:39 Nga F.M
Zgjedhja e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese, dështon
Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçe

TIRANË- Dështon raundi i parë për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese. Asnjë nga të tre gjyqtarët në garë nuk ka marrë të paktën 5 votat e nevojshme që të zgjidhet në krye të institucionit më të lartë të drejtësisë në vend. Kështu që gara mes Fiona Papajorgjit, Marjana Semimit dhe Holta Zaçes do të vazhdojë edhe më 17 shkurt.

Sipas procedurës së bërë me dije në ligj, kur raundi i parë dështon, në raundin e dytë zgjidhet kryetar gjyqtari i cili do të marrë më shumë vota. Nëse votat do të jenë të barabarta mes dy kandidatëve, atëherë kryetari i ri, pasardhësi i Vitore Tushës, do të zgjidhet me short.

Në garë për kreun e Gjykatës Kushtetuese janë 3 gjyqtare Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj, të cilat prezantuan sot platformat e tyre. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese që votuan sot ishin: Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Sonila Bejtja, Dr. Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Prof. Dr. Marjana Semini, Holta Zaçaj. Përzgjedhja e tyre sot u bë me votim të fshehtë.

Mandati i kreut të GJK është vetëm për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

gjykata kushtetuese gara per kreun e gjk

Sondazh

Poll