Art&Argëtim

'Baba i tmerrshëm'/ I la fëmijët duke pritur në shi, njerëzit s'tregojnë mëshirë për Pique: Nuk i ndihmon as me valixhet (ME VIDEO)

Sasha dhe Milani prisnin jashtë shtëpisë së Shakirës ndërsa binte erë dhe shi.

14 Shkurt 2023, 12:59 Nga A.B
'Baba i tmerrshëm'/  I la fëmijët duke pritur në
Pique dhe femijet

SPANJË- Jeta e Shakirës dhe Piques i intereson shumë më tepër mediat e huaja tashmë që ata janë ndarë. Ata mund të kenë rrugë të ndryshme, por dy fëmijët e tyre mbajnë ende kontakt me yllin kolumbian dhe ish-lojtarin e Barcelonës.

Në 24 orët e fundit, një video që po bën xhiron e internetit ka “shënjestruar” Pique dhe mënyrën se si ai kujdeset për djemtë e tij, Sasha dhe Milan. Një nga gazetarët që rrinte jashtë shtëpisë së Shakira-s i pa dy djemtë e vegjël që enden në shi, pak pasi babai i tyre i zbriti në një distancë të shkurtër nga shtëpia e Shakirës.

Media 'Europa Press' ka shpërndarë një video ku shfaqen dy fëmijët duke zbritur nga makina e Piques për të hyrë në shtëpinë e nënës së tyre. Mirëpo, atyre u është dashur të presin shumë për të hyrë në shtëpi dhe për pasojë janë lagur mjaft nga moti i keq, pasi në Barcelonë binte shi dhe erë.

Fëmijët qëndruan në rrugë derisa u hap dera dhe Pique u largua me makinë sapo ata hynë në shtëpi.

“Sa baba i tmerrshëm, nuk i ndihmon me valixhet, nuk i thotë mirupafshim me dashuri dhe Milani i gjorë mezi e mbante valixhen”, shkruhet në një nga komentet në video.

 “Çfarë baba është ai... kaq i çmendur..”, komentoi një tjetër.

pique

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Shkurt 2023, 12:05

Të lidhur nga dashuria!

Vodafone Shën Valentini erdhi. Sot, përveç Kupidit, dy çifte kanë edhe një aleat tjetër, Vodafone Albania, i cili ka...