Bota

Shefi i OKB-së: Rritja e nivelit të deteve kërcënon 'eksod masiv", duhet ligj për refugjatët

Komisioni Ndërkombëtar i së Drejtës është duke vlerësuar situatën ligjore. Në vitin 2020, komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut vendosi se ishte e paligjshme që qeveritë të kthenin njerëzit në vendet ku jeta e tyre mund të kërcënohej nga kriza klimaterike

14 Shkurt 2023, 18:13 Nga k.m.
Shefi i OKB-së: Rritja e nivelit të deteve kërcënon
Foto ilustruese

SHBA- Një rritje e nivelit të deteve po kërcënon "një eksod masiv në shkallë biblike". Këtë ngjarje e ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Kriza klimatike po bën që nivelet e deteve të rriten më shpejt se në 3000 vjet, mund të shkaktojë "telashe" për pothuajse 1 miliardë njerëz, nga Londra në Los Angeles dhe nga Bangkoku në Buenos Aires.

"Disa kombe mund të pushojnë së ekzistuari,"-tha António Guterres. 

Duke iu drejtuar këshillit të sigurimit të OKB-së, Guterres tha se ulja e emetimeve të karbonit, adresimi i problemeve të tilla si varfëria që përkeqësojnë ndikimin e rritjes së nivelit të deteve mbi komunitetet– ishin të gjitha të nevojshme.

"Të drejtat e njeriut të njerëzve nuk zhduken sepse shtëpitë e tyre zhduken. Po, kjo do të thotë ligji ndërkombëtar për refugjatët,”-tha ai.

Komisioni Ndërkombëtar i së Drejtës është duke vlerësuar situatën ligjore. Në vitin 2020, komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut vendosi se ishte e paligjshme që qeveritë të kthenin njerëzit në vendet ku jeta e tyre mund të kërcënohej nga kriza klimaterike. Një përmbledhje e re e të dhënave nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) tregon se nivelet e detit po rriten shpejt dhe oqeani është ngrohur më shpejt gjatë shekullit të kaluar se në çdo kohë në 11,000 vitet e fundit. 

Prof Petteri Taalas, sekretari i përgjithshëm i WMO, tha: Rritja e nivelit të detit imponon rreziqe për ekonomitë, vendbanimet, shëndetin, mirëqenien, sigurinë e ushqimit dhe ujit por edhe për vlerat kulturore në një afat të afërt dhe afatgjatë.

Një rritje e nivelit të detit prej rreth 50 cm deri në vitin 2100 ka të ngjarë të ndodhë, por WMO tha se do të kishte një rritje prej 2-3 metrash gjatë 2000 viteve të ardhshme nëse ngrohja do të kufizohej në 1.5 gradë C dhe 2-6m nëse do të kufizohej në 2 gradë C. Por këto objektiva janë të largëta, pasi deri më tani, të dhënat flasin për një rritje të temperaturave me 2.4 gradë Celsius./TheGuardian

rritja e nivelit te ujit antónio guterres

Sondazh

Poll