Bota

'Efharisto poli file'/ Turqia falenderon Greqinë për ndihmën ndaj të prekurve nga tërmeti i fuqishëm

Nën titullin “Efharisto poli file” gazeta “Hurriyet” shpreh falënderimet e saj për ndihmën greke pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin javën e kaluar.

14 Shkurt 2023, 17:19 Nga a.l
'Efharisto poli file'/ Turqia falenderon Greqinë për
Gazeta turke 'Harriyet'

GREQI-Nën titullin “Efharisto poli file” gazeta “Hurriyet” shpreh falënderimet e saj për ndihmën greke pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin javën e kaluar.

Siç raporton korrespondenti i SKAI-t, Manolis Kostidis, viktimat e tërmetit ndjejnë mirënjohje të madhe ndaj grekëve për ndihmën që kanë ofruar përmes EMAK-ut, ndërsa në të njëjtën kohë zemërimi ndaj qeverisë turke është i tejmbushur.

Sipas raportimeve të fundit, më shumë se 37,000 njerëz kanë vdekur dhe numri pritet të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit përfshirë edhe Sirinë ku janë raportuar mbi 3 mijë viktima.

termet ne turqi

Sondazh

Poll