Bota

'Të moshuarit duhet të vrasin veten'/ Habit profesori në Japoni, propozimi për të ulur plakjen e popullsisë

Yusuke Narita, një asistent profesor i ekonomisë në Universitetin Yale deklaroi se vetëvrasja masive mund të ishte zgjidhja për popullsinë e moshuar të Japonisë në disa intervista dhe paraqitje publike.

14 Shkurt 2023, 16:03 Nga a.l
'Të moshuarit duhet të vrasin veten'/ Habit profesori
Yusuke Narita

JAPONI- Yusuke Narita, një asistent profesor i ekonomisë në Universitetin Yale deklaroi se vetëvrasja masive mund të ishte zgjidhja për popullsinë e moshuar të Japonisë në disa intervista dhe paraqitje publike. Në një intervistë me një program lajmesh japoneze online në dhjetor 2021, Narita tha se një "zgjidhje mjaft e qartë" do të ishte futja e vetëvrasjes masive ose "seppuku" masive të të moshuarve. (Seppuku i referohet vetëvrasjes rituale të samurait). 

Narita ka fituar statusin e të famshmit në mesin e të rinjve të vendit, madje duke u shfaqur në një reklamë për pije energjike, raportojnë mediat e huaja. Muajin e kaluar, kryeministri japonez Fumio Kishida tha se vendi ishte në prag të një krize. Japonia ka përqindjen më të lartë të qytetarëve të moshuar nga çdo vend në botë, dhe shkalla e popullsisë mbi 65 vjeç është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga vitet 1950.

yusuke narita

Sondazh

Poll