Bota

VIDEO-ja që po bën xhiron e rrjetit, rrufeja godet statujën e Krishtit në Brazil

Rrufeja goditi kokën e statujës dhe e ktheu skulpturën në një figurë hyjnore. 

14 Shkurt 2023, 15:45 Nga a.l
VIDEO-ja që po bën xhiron e rrjetit, rrufeja godet statujën e
Rrufeja godet statujën e Krishtit në Brazil

BRAZIL- Statuja 100 këmbë e Jezu Krishtit që ngrihet mbi Rio de Zhaneiro u godit nga rrufeja. Skena mahnitëse u kap gjatë një stuhie që goditi brigjet e Brazilit të premten. Rrufeja goditi kokën e statujës dhe e ktheu skulpturën në një figurë hyjnore. 

"Rrufetë hyjnore !!! ËSHTË E Premte!!! Regjistrimet e bëra më 10 shkurt 2023 në orën 18:55 (Krisht) dhe 19:03 pasdite (Antenë) duke përdorur NIKON D800 me 70-200 mm f/2.8E në 70 mm f/8 13" ISO 100," shkroi Braga në mbishkrimin e postimit. 

Pamjet befasuese janë bërë virale në rrjetet sociale. Ndërsa në Instagram kanë grumbulluar më shumë se 63,000 pëlqime, në Twitter, janë shikuar mbi 20 milionë herë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fernando Braga (@fsbragaphotos)

Statuja e Krishtit Shëlbues është përshkrimi më i madh i Jezusit në botë dhe qëndron më shumë se 2000 metra mbi Rio në majë të Kodrës Corcovado. Statuja, e cila u emërua si një nga shtatë mrekullitë e reja të botës në vitin 2007, është bërë nga 700 ton beton të armuar. Skulptura është goditur nga rrufeja edhe në të kaluarën. Në vitin 2014, një rrufe dëmtoi gishtin e madh të figurës ikonike, pas së cilës iu nënshtrua punimeve të restaurimit. 

rio de zhaniero

Sondazh

Poll