Sport

Fansja kroate zhgënjen fansat, refuzon industrinë pornografike!

Gjatë Kupës së Botës mora një duzinë telefonatash dhe 20 emaile në ditë me të njëjtin mesazh dhe të njëjtën pyetje, pse nuk e hapni faqe pornografike (Only Fans)? Unë refuzova sepse nuk ka të bëjë vetëm me paratë."

13 Shkurt 2023, 19:36 Nga DOSJA
Fansja kroate zhgënjen fansat, refuzon industrinë pornografike!

KROACI - Në Katar në Kampionatin Botëror, tifozja më e famshme e Kroacisë, Ivana Knol , e cila vazhdimisht tërheq vëmendjen ndaj vetes, e udhëhoqi spektaklin në çdo kuptim.

Kroatja atraktive shfaqej shpesh nëpër stadiume dhe të gjithë sytë ishin tek ajo.

Ivana tani ka treguar se ka marrë disa herë oferta të pahijshme dhe në një intervistë për “ TMZ sports ” ka folur pak më shumë për këtë.

– Zakonisht nuk marr gjithçka që më ofrojnë, sepse më pëlqen të punoj me markat që më pëlqejnë. Më pëlqen të prezantoj atë që më pëlqen shumë, jo vetëm atë për të cilën paguhem – tha Ivana për portalin e lartpërmendur, duke shtuar:

- Nëse nuk pi duhan, nuk do të promovoj puro. Është e thjeshtë.

Shumë fansa të saj do të donin ta shihnin në faqen e famshme për të rritur "Only Fans".

- Gjatë Kupës së Botës mora një duzinë telefonatash dhe 20 emaile në ditë me të njëjtin mesazh dhe të njëjtën pyetje, pse nuk e hapni faqe pornografike (Only Fans)? Unë refuzova sepse nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Ata nuk mund ta pranonin, nuk i gjykoj, por kam mendimin tim. Gjithashtu shqetësohem për reputacionin tim – tha Ivana Knol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll