Bota

Tërmet në Turqi/ Gazetari fsheh mikrofonin për të parandaluar që të dëgjohen protestat kundër Erdoganit

Gjithçka nisi kur gazetari Sertaç Murat Koç po transmetonte reportazhin e tij për stacionin televiziv TV100 nga qyteti Antiyaman në Turqinë lindore i cili u godit nga tërmetet brutal që lanë mbi 28 mijë të vdekur.

14 Shkurt 2023, 09:06 Nga I.A
Tërmet në Turqi/ Gazetari fsheh mikrofonin për të
Sertaç Murat Koç

TURQI- Në rrjetet sociale turke ka shkaktuar reagime nga lëvizja e një gazetari për të penguar një burrë që të dilte live në televizion, teksa ankohej se ka gjashtë ditë që ka mbetur pa energji elektrike për shkak të tërmetit. Gjithçka nisi kur gazetari Sertaç Murat Koç po transmetonte reportazhin e tij për stacionin televiziv TV100 nga qyteti Antiyaman në Turqinë lindore i cili u godit nga tërmetet brutal që lanë mbi 28 mijë të vdekur.

Në atë kohë shfaqet një burrë i cili ankohet për gjithçka që po përjeton duke thënë 6 ditë nuk kemi energji elektrike, nuk kemi çadra. Kjo skenë pasohet nga lëvizja e gazetarit për të fshehur mikrofonin në mënyrë që të mos dëgjohen protestat, duke i kërkuar qytetarit të largohet nga xhirimet.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

termet ne turqi sertaç murat koç

Sondazh

Poll