14 Shkurt 2023, 08:20
Nga I.A
Ursula von der Leyen dhe Albert Burla
SHBA- New York Times apeloi në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian kundër Komisionit Evropian në lidhje me moszbulimin e mesazheve të shkëmbyera mes Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen dhe kreut të Pfizer, Albert Burla. Gazeta amerikane argumenton se Komisioni ka një detyrim ligjor të publikojë mesazhe në lidhje me blerjen e 1.8 miliardë dozave të vaksinës kundër Covid-19 nga BE në fund të vitit 2020. BE-ja gjithashtu bleu nga kompani të tjera miliona doza që më pas i vuri në dispozicion anëtarët e saj dhe vendet e treta.
Kërkesa, siç raporton Politico, është depozituar më 25 janar, por për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera. Gazeta amerikane nuk e komentoi këtë çështje, duke thënë se ishte një çështje e hapur, një nga disa kërkesa të NYT për akses në informacion. Çështja kishte dalë në pah në janar 2022 kur edhe Ombudsmeni Evropian Emily O'Reilly kishte kërkuar që të jepeshin mesazhet, pas një kërkese të paraqitur nga një gazetar. O'Reilly kishte vendosur që komisioni nuk i kishte kërkuar në mënyrë specifike zyrës së von der Leyen të kërkonte për SMS. Komisionerja për Vlerat dhe Transparencën, Vera Jourova, kishte deklaruar megjithatë se SMS-të mund të jenë fshirë për shkak të natyrës së tyre kalimtare.
Afati kohor i çështjes
Në prill 2021, New York Times zbuloi se von der Leyen dhe Burla shkëmbyen tekste dhe telefonata në lidhje me furnizimet me vaksina për shtetet anëtare. Më pas, një gazetar i kërkoi Komisionit qasje në mesazhe me tekst dhe dokumente të tjera, por Komisioni nuk dha asnjë nga mesazhet. Sipas hetimit të Avokatit të Popullit, Komisioni nuk ka kontrolluar mesazhet e presidentit, gjë që nuk i plotëson pritjet e arsyeshme për transparencë në Komision. Kur bëhet fjalë për të drejtën e aksesit publik në dokumentet e BE-së, rëndësi ka përmbajtja, jo pajisja apo forma. Nëse mesazhet kanë të bëjnë me politikat dhe vendimet e BE-së, ato duhet të trajtohen si dokumente të BE-së. O'Reilly madje i kërkoi zyrës së von der Leyen për "një hetim më të thelluar" për të gjetur këto mesazhe dhe për ta bërë publike përmbajtjen e tyre, në përputhje me rregullat e transparencës të zbatuara në dokumentet e Bashkimit Evropian.
ursula von der leyen albert burla
Bota
14 Shkurt 2023, 08:08
F.M
Turqi
TURQI- Ndërsa ka kaluar një javë pas tërmeteve që tronditën Turqinë e Sirinë më 6 shkurt, lajmet shpres&...
Bota
14 Shkurt 2023, 08:01
John Kirby
SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se nuk e dinë origjinën e tre objekteve që u goditën dhe u rr&eum...
Bota
14 Shkurt 2023, 07:32
F.M
Pakistan
PAKISTAN- Pakistani planifikon të katërfishojë kapacitetin e tij vendas me qymyr për të reduktuar kostot e prodhimit t&eu...
Bota
14 Shkurt 2023, 07:24
F.M
Miçigan
SHBA- Të paktën tre persona janë vrarë dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një ...
Bota
13 Shkurt 2023, 23:26
k.m.
Camilla
BRITANI E MADHE- Camilla, bashkëshortja e Mbretit Charles III, ka rezultuar pozitive me COVID-19. Ajo thuhet se vuan simptoma të fto...
Bota
13 Shkurt 2023, 23:04
k.m.
Foto ilustruese
Rusia tha se do të ishte “e papërshtatshme” që të zgjatet marrëveshja për drithërat në ...
Bota
13 Shkurt 2023, 22:44
k.m.
Foto ilustruese
Polaku Damian Duda ishte vetëm 25 vjeç, kur shkoi për herë të parë në Ukrainë më 2014, si mj...
Bota
13 Shkurt 2023, 22:30
a.l
FUNERALI
TURQI- Funeralet e fundit të njëpasnjëshme për 24 fëmijë, të cilët ishin në Turqi në nj&eum...
Bota
13 Shkurt 2023, 22:12
a.l
Sateliti
TURQI- Imazhet satelitore tregojnë çarje të sipërfaqes së tokës në Turqinë juglindore të shkak...
Bota
13 Shkurt 2023, 22:05
a.l
Pamje nga Turqia
TURQI- Në tërmetin që goditi Turqinë jugore një javë më parë, qytetarja Fatim...