Bota

Camilla, gruaja e mbretit Charles III infektohet me koronavirus

Queen Consort, në moshën 75-vjeçare, ishte tërhequr tashmë nga një vizitë e planifikuar në West Midlands të martën.

13 Shkurt 2023, 23:26 Nga k.m.
Camilla, gruaja e mbretit Charles III infektohet me koronavirus
Camilla

BRITANI E MADHE- Camilla, bashkëshortja e Mbretit Charles III, ka rezultuar pozitive me COVID-19. Ajo thuhet se vuan simptoma të ftohjes dhe ka anuluar angazhimet e saj publike për javën.

Queen Consort, në moshën 75-vjeçare, ishte tërhequr tashmë nga një vizitë e planifikuar në West Midlands të martën. Pallati Buckingham fillimisht tha se Queen Consort po anulonte një udhëtim për shkak të një "sëmundjeje sezonale", por më pas ajo ka rezultuar pozitive për COVID-19.

Rreth një milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar u infektuan me koronavirus deri më 31 janar. Në Angli, të dhënat më të fundit tregojnë se rreth 96% e njerëzve në grupmoshën 75-79-vjeçare të Camilla-s janë të vaksinuar, me 78.7% që kanë kryer vaksinimin e tyre më të fundit tre deri në gjashtë muaj më parë./BBC

camilla parker camilla

Sondazh

Poll