Bota

'Kam humbur çdo shpresë'/ Rrëfimi rrëqethës i qytetares në Turqi që humbi 13 anëtarë të familjes: Ky është fundi i këtij vendi

Për banorët e Adiyamanit, jo vetëm pasojat e drejtpërdrejta të fatkeqësisë janë një problem i madh, por edhe situata e vështirë sanitare. Për shkak se aty janë ndërprerë furnizimet e rregullta me ujë, dhe shumë burime janë të kontaminuara, qyteti kërcënohet nga një epidemi. 

13 Shkurt 2023, 22:05 Nga a.l

 

'Kam humbur çdo shpresë'/ Rrëfimi rrëqethës
Pamje nga Turqia

 

TURQI- Në tërmetin që goditi Turqinë jugore një javë më parë, qytetarja Fatima Figen shprehet mes lotësh se ka humbur 13 persona nga familja 10 fëmijë nga e njëjta familje mbetën jetimë. 

"Nëna, babai, vëllezërit, motrat dhe kushërinjtë e burrit tim vdiqën. Na u shemb banesa e familjes. Edhe daja dhe gruaja e tij humbën jetën, si dhe fëmijën e tyre. Edhe kur jemi në këmbë (tani) ende ndihemi në të parën ditë (pas kataklizmës) dëgjuam (gjithashtu) histori të njerëzve që mbijetuan nën rrënoja, por më pas vdiqën nga të ftohtit”, ka raportuar gruaja.

"Nuk ka punë (këtu tani). Ne jemi të falimentuar. Kam humbur çdo shpresë, ky është fundi i këtij qyteti", shtoi kunati i Fatimes, Habib.

Për banorët e Adiyamanit, jo vetëm pasojat e drejtpërdrejta të fatkeqësisë janë një problem i madh, por edhe situata e vështirë sanitare. Për shkak se aty janë ndërprerë furnizimet e rregullta me ujë, dhe shumë burime janë të kontaminuara, qyteti kërcënohet nga një epidemi. Në kampet e ngritura nga qeveria turke për të mbijetuarit e fatkeqësisë u mungojnë dushet dhe tualetet. 

Më 6 shkurt, disa rajone në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore u goditën nga një tërmet me magnitudë 7.8 ballë. Kataklizma shkaktoi dëme të mëdha në një distancë prej disa qindra kilometrash nga qyteti sirian i Hamës deri në Dijarbakir turk. Pasuan dhjetëra tërmete më të vogla. Megjithëse ekspertët vlerësojnë se shanset për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja aktualisht janë afër zeros, raportet për më shumë të mbijetuar vazhduan të vërshojnë të hënën. Një djalë 13-vjeçar u shpëtua në provincën jugore turke të Hatay, pasi kaloi 182 orë në rrënoja. Disa orë më parë, një vajzë gjashtë vjeçare u shpëtua nga rrënojat në provincën Adiyaman.

termet ne turqi

Sondazh

Poll