13 Shkurt 2023, 21:07
Nga k.m.
Adriatik Llalla
TIRANË- Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë përgjatë viteve 2012-2017, Adriatik Llalla, ka fituar statusin e Azilantit Politik në Itali. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se vendimi për dhënien e statusit është marrë nga Gjykata e Romës, e cila pasi shqyrtoi kërkesën e Adriatik Llallës, i cili mbrohej nga avokatja shqiptare Ada Mahmutaj, urdhëroi miratimin e kërkesës, duke i hapur rrugën procedurave të mëtejshme të marrjes së pasaportës italiane, që lëshohet përmes strukturave të Ministrisë së Brendshme. Po ashtu, edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuatr se Llalla ka fituar statusin e Azilantit, duke sjellë vështirësi serioze dhe zbehur shpresat për ekstradimin e tij.
Adriatik Llalla, prej muajit Shtator 2021, kishte nisur një betejë ligjore në Romë, duke bindur drejtësinë e këtij vendi se përndjekja dhe dënimi i tij me 2 vite burgim në Shqipëri, ka qenë një iniciativë politike dhe jo e pavarur. E gjatë mbrojtjes së tij, mësohet se i ka servirur trupës gjykuese një sërë deklaratash me eksponentë politikë në Shqipëri dhe jo vetëm, duke pretenduar se procesi penal kundër tij, është ndikuar politikisht.
Me marrjen e statusit të azilantit politik dhe fitimit të pasaportës italiane, njëherësh Adriatik Llalla nxjerr “null” dhe procesin e ekstradimit të tij në Shqipëri, duke e renditur çështjen e tij, në listën e atyre dosjeve që kanë dështuar për sa i përket ekstradimeve.
Çështja nisi fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e “fshehjes së pasurisë”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të parave”, kështu që Llalla, u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.
Më pas, prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën lëndore dhe dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Akuzat ndaj tij u tkurrën në vitin 2021, ku SPAK njoftoi më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, për të cilën Llalla u dënua në mungesë nga gjykata me dy vite burgim.
adriatik llalla adriatik llalla ne rome adriatik llalla merr azil politik
Aktualitet
13 Shkurt 2023, 20:56
k.m.
EKUADOR- Në orët e mëngjesit të kësaj të hëne, media dixhitale La Posta prezantoi një raport policor që do të...
Aktualitet
13 Shkurt 2023, 20:54
k.m.
Petraq Kolevica
TIRANË- Ditën e sotme është ndarë nga jeta arkitekti i njohur shqiptar Petraq Kolevica. Lajmin e hidhur e ka b&eum...
Aktualitet
13 Shkurt 2023, 20:47
k.m.
Arma e plagosjes
LAÇ- Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit e përdorur nga autori në ngjarjen e ndodhur në Laç ku mbeti i pl...
Aktualitet
13 Shkurt 2023, 20:44
k.m.
Pamje nga aksidenti
SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Lezhë, në af...
Aktualitet
13 Shkurt 2023, 19:53
a.l
tensione në protestën e opozitës
TIRANË- Protesta e dytë e zhvilluar sot nga opozita e pasuar nga ajo e 11 shkurtit është...
Aktualitet
13 Shkurt 2023, 19:30
a.l
Tensione në protestën e opozitës
TIRANË- Dy persona janë shoqëruar nga policia menjëherë pas përfund...
Aktualitet
13 Shkurt 2023, 19:11
a.l
Qirinjtë
TIRANË- Sot Shqipëria shpalli ditë zie kombëtare. Në sheshet kryesore të vendit qytetarët në t&e...
Aktualitet
13 Shkurt 2023, 18:24
a.l
Pankarta
TIRANË- Me pankarta ironizuese në duar, protestuesit e Sali Berishës janë mbledhur jashtë Kuvendit. Një nga pankarta...
Aktualitet
13 Shkurt 2023, 18:24
a.l
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Rama ka ndezur qirinj në dritaren e Kryeministrisë në nder të viktimave nga tërmeti në...
Aktualitet
13 Shkurt 2023, 17:57
a.l
Protesta e opozitës
TIRANË- Protesta e opozitës në hyrje të Kuvendit po përshkallëzohet. Qytetarët e mbledhur ...