Aktualitet

Shuhet në moshën 89-vjeçare mjeshtri i arkitekturës Petraq Kolevica

Në listën e gjatë të projekteve të tij spikatin edhe objekte banimi si, pallati në Bllok e në rrugën e Ambasadave, apo ai prapa Bankës së Shqipërisë në Tiranë, të cilët sëbashku me katër objekte të tjerë në Korçë, prej dekadash janë kthyer në shembuj të bukur të kësaj tipologjie në Shqipëri.

13 Shkurt 2023, 20:54 Nga k.m.
Shuhet në moshën 89-vjeçare mjeshtri i arkitekturës Petraq
Petraq Kolevica

TIRANË- Ditën e sotme është ndarë nga jeta arkitekti i njohur shqiptar Petraq Kolevica. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanisitikës në Tiranë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se sot u nda nga jeta arkitekti i mirënjohur Petraq Kolevica. FAU shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes dhe të gjithe komunitetit të arkitekteve për këtë humbje të madhe të një prej Mjeshtrave të Modernizmit në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e postuar.

Petraq Kolevica, lindi në Korçë në 11.01.1934, qytet ku përfundoi shkollën fillore dhe gjimnazin. Gjimnazi i Korçës ishte pasardhës i Liceut Francez dhe disa nga profesorët e mëparshëm vazhdonin të jepnin mësim gjatë kësaj periudhe. Ndër të tjera ishin këta mësues që ngjallën tek Petraqi, interesin dhe dashurinë për artin e poezinë. Në atë kohë ndihen ndikimet në formimin e tij nga piktorët Vangjush Mio e Vangjush Tushi.

Studimet për inxhinieri ndërtimi i kreu në periudhën 1952-1957 në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në listën e gjatë të projekteve të tij spikatin edhe objekte banimi si, pallati në Bllok e në rrugën e Ambasadave, apo ai prapa Bankës së Shqipërisë në Tiranë, të cilët sëbashku me katër objekte të tjerë në Korçë, prej dekadash janë kthyer në shembuj të bukur të kësaj tipologjie në Shqipëri.

Si pjesë e trashëgimisë së tij në publicistikë janë një mori artikujsh mbi arkitekturën, urbanistikën e jo vetëm. Jetën e tij si arkitekt dhe inxhnier ndërtimi e ai e ka përmbledhur në librin biografik “Arkitektura dhe Diktatura”. Si një arkitekt i cili u shpreh gjithmonë publikisht për shqetësimin e tij profesional, ai mbetet në memorjen kolektive një antikonformist jo thjesht duke përkufizuar rezistencën e tij intelektuale ndaj Diktaturës, por njëkohësisht edhe antikonformizimin po aq të lidhur ngushtë me arkitekturën dhe zhvillimin urban të qyteteve. Kolevicës nga SHASH i është dhënë çmimi “Mjeshtër në Arkitekturë” në vitin 2019.

petraq kolevica

Sondazh

Poll