Politike

Kuvendi pa drita/ PD: I fikën sapo hyri në sallë Sali Berisha. Parlamenti: Na u dogj pajisja UPS, do rikthehemi!

Po ashtu, bëhet me dije se në sallë kanë arritur që të hyjnë edhe deputetë të tjerë të PD-së.

13 Shkurt 2023, 17:20 Nga k.m.
Kuvendi pa drita/ PD: I fikën sapo hyri në sallë Sali Berisha.
Pamje nga Kuvendi pa drita

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Zyra e shtypit të PD-së pretendon se në momentin e hyrjes së tij në sallë, në Kuvend u ndërpre menjëherë energjia elektrike.

Po ashtu, bëhet me dije se në sallë kanë arritur që të hyjnë edhe deputetë të tjerë të PD-së. Ndërsa nga Kuvendi pretendohet se ndërprerja e energjisë ka ndodhur për shkak të djegies së pajisjes UPS që furnizonte sallën e energji elektrike. E gjithashtu të njëjtat burime pretendojnë se seanca do të rinisë sapo pajisja të zëvendësohet. 

seance plenare 13 shkurt 2023 protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll