Bota

Kurti: Këto janë 6 kushtet që duhet të plotësohen për të pranuar Asosacionin

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës; Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik; Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi; Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen; Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç'rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së; Dhe e fundit, Vuçiçi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian."

13 Shkurt 2023, 15:25 Nga a.l
Kurti: Këto janë 6 kushtet që duhet të plotësohen
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka folur në seancën e thirrur sot për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë edhe për planin franko-gjerman dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti ka thënë se propozimi evropian, i njohur si plani franko-gjerman, të cilin ai e ka pranuar, nuk i referohet veçanërisht Asociacionit. Por, ai e pranon se një nen i propozimit të pranuar, flet për marrëveshjet e mëhershme të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti gjithashtu shtoi se për Asociacionin në procesin e negociatave, qëndrimi i tij është se formimi i tij mund të “konsiderohet”, nëse pranohen gjashtë kushtet që ai i ka zbuluar javën e kaluar në Kuvend.

1.Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës;
2.Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik;
3.Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi;
4.Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen;
5.Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç'rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së;
6.Dhe e fundit, Vuçiçi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian."

asosacioni i komunave me shumice serbe

Sondazh

Poll