Bota

Debate në Kuvendin e Kosovës/ Krasniqi: Dialogu me njohje, fjali që përmbledh interesin tonë

Krasniqi ka kërkuar të dijë se cila është përmbajtja që ofrohet me propozimin franko- gjerman për dialogun.

13 Shkurt 2023, 15:12 Nga a.l
Debate në Kuvendin e Kosovës/ Krasniqi: Dialogu me njohje, fjali
Memli Krasniqi

KOSOVË- Është shoqëruar me debate Kuvendi i sotëm në Kosovë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se seanca e sotme e ftuar nga opozita, nuk ka karakter të përplasjes, por të informimit legjitim se çfarë po ndodh në dialog dhe se cili është pozicioni i Qeverisë përballë zhvillimeve të fundit.

Krasniqi ka thënë se dialog me epilog, me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, është fjalia bazë që e përmbledh interesin shtetëror dhe konsensusin politik rreth asaj se çka do të duhej të arrihej nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve.

Se jemi nisur kësaj rruge kjo ka qenë evidente tash e sa vite. Se ku kemi mbërritur dhe a jemi sot më larg, apo më afër nga ky qëllim do të kishte qenë e udhës që Qeveria ta kishte ftuar opozitën në Kuvend për një diskutim të hapur e transparent që të na njoftonte në mënyrë periodike për ecurinë e dialogut. Çdo qeveri e përgjegjshme një temë të tillë kaq të rëndësishme do duhej ta shtronte në një rrafsh shoqëror, shtetëror e kombëtar, e më së paku partiak e polarizues. Përballë Serbisë e aspiratave të saj mes nesh nuk ka dallime”, tha ai.

Krasniqi ka kërkuar të dijë se cila është përmbajtja që ofrohet me propozimin franko- gjerman për dialogun.

“Ne si PDK qëndrimet i kemi të njohura e konsistente, historikisht korrekte, kombtarisht të drejta dhe institucionalisht të qëndrueshme”, tha ai.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll