Bota

Ndërron jetë ish-ministri grek, humbi betejën me kancer, sëmundjen e rëndë e zbuloi kur tentoi të futej në palestër

Deputeti kishte dashur të fillojë stërvitjen në palestër, por kur bëri disa analiza, mjekët e drejtuan me shpejtësi për në Athinë. Aty zbuloi se kishte kancer.

13 Shkurt 2023, 11:57 Nga F.M
Ndërron jetë ish-ministri grek, humbi betejën me kancer,
Nektarios Santorinios

GREQI- Deputeti i Syriza dhe ish-ministri Nektarios Santorinios ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës. Santorinios mbylli sytë në spitalin e Rodosit ku ishte shtruar prej javësh dhe po trajtohej për sëmundjen e rëndë të kancerit. Ai ishte prekur nga kanceri në pankreas.

Deputeti kishte dashur të fillojë stërvitjen në palestër, por kur bëri disa analiza, mjekët e drejtuan me shpejtësi për në Athinë. Aty zbuloi se kishte kancer.

Vetëm pak ditë më parë, Santorinios kishte deklaruar synimin e tij për të qenë sërish kandidat me SYRIZA-n në zgjedhjet e ardhshme.

nektarios santorinios

Sondazh

Poll