Art&Argëtim

ME VIDEO/ Momenti i vrasjes së reperit të njohur, një burrë qëllon disa herë me armë mbi të e mikun e tij, të dy vdesin në vend

Në videon e publikuar nga Daily Mail, AKA shihet duke biseduar me miqtë, përpara se një burrë tjetër t'i afrohet dhe ta qëllojë me armë zjarri nga afër.

13 Shkurt 2023, 11:04 Nga F.M
ME VIDEO/ Momenti i vrasjes së reperit të njohur, një burrë
Momenti i vrasjes së AKA-s

AFRIKA E JUGUT- Mediat ndërkombëtare kanë publikuar momentet e vrasjes së AKA-s, një prej reperëve më të njohur të Afrikës së Jugut. Gjithçka është filmuar nga një kamera sigurie jashtë restorantit ku ai u qëllua për vdekje në qytetin Durban.

Në videon e publikuar nga Daily Mail, Kiernan Forbes (AKA) shihet duke biseduar me miqtë, përpara se një burrë tjetër t'i afrohet dhe ta qëllojë me armë zjarri nga afër.

I njëjti person qëllon dhe drejt mikut të këngëtarit, Tembelo 'Timbz' Motsoane.

Reperi 35-vjeçar ka fituar disa çmime muzikore në Afrikën e Jugut, ndërsa është nominuar disa herë për një çmim televiziv Black Entertainment në SHBA, dhe një herë për një MTV Europe Music Award. Ende nuk dihen motivet e vrasjes së tij.

kiernan forbes

Sondazh

Poll