Art&Argëtim

E PAPRITUR në 'Sanremo 2023'! Rosa Chemical puth në buzë Fedez, këngëtari fut në sherr çiftin

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale e regjistruar gjatë reklamave, Fedez shihet duke dalë në skenë dhe duke iu drejtuar gruas së tij si për të kërkuar falje për atë që ndodhi.

12 Shkurt 2023, 09:19 Nga A.B
E PAPRITUR në 'Sanremo 2023'! Rosa Chemical puth në
Puthja

ITALI- Në Sanremo 2023, finalja mban shenjën e Rosa Chemical. Gjatë performancës së tij, këngëtari zbriti nga skena dhe duke iu afruar rreshtit të parë imitoi një përqafim me Fedez. Më pas ai e tërhoqi zvarrë reperin, dukshëm i zënë ngushtë, në skenë ku në fund të këngës e përqafoi duke e puthur me pasion në buzë.

“Ky është festivali i dashurisë, më goditi kaq befas”, u justifikua Rosa Chemical me Amadeusin e befasuar nga performanca.

“Sulmi” ndaj Fedez e la të habitur vetë Fedez dhe Chiara Ferragni, aq sa në një video që qarkullon në rrjetet sociale e regjistruar gjatë reklamave, Fedez shihet duke dalë në skenë dhe duke iu drejtuar gruas së tij si për të kërkuar falje për atë që ndodhi.

sanremo 2023 fedez

Sondazh

Poll