Art&Argëtim

Festivali i 73-të i Sanremos në Itali, fiton Marco Mengoni: Fitoren ua dedikoj grave

Ka përfunduar edicioni i 73-të i Festivalit. Vendi i dytë për Lazza, i treti Z. Rain, i katërti Ultimo dhe i pesti Tananai.

12 Shkurt 2023, 07:16 Nga A.B
Festivali i 73-të i Sanremos në Itali, fiton Marco Mengoni: Fitoren ua
Marco Mengoni

ITALI- Festivali Sanremo 2023 ka përfunduar dhe fituesi i edicionit të 73-të është Marco Mengoni. Ai mbizotëroi në votimin e fundit me pesë drejtime ndaj Lazza, Rain, Ultimo dhe Tananai. Kjo është fitorja e dytë për Megonin, pas asaj të viti 2013 me L'essenziale. Emocionet pushtuan Mengonin, ku nuk munguan as lotët. Kantautori 34-vjeçar ia kushtoi çmimin të gjitha grave, kjo për shkak se asnjë këngëtare nuk u nonimua në pesëshen finale.

“Doja t'ia kushtoja fitoren të gjitha grave që morën pjesë në festival. Këto janë fjalët e para pasi Amadeus shpalli fitoren. “Kemi arritur në finale me pesë djem dhe ndaj mendoj se është e drejtë t’ia kushtojmë artistëve që kanë sjellë pjesë të mrekullueshme në këtë skenë”, shtoi ai me çmimin në dorë dhe ende me lot në sy nga emocioni.

Amadeus lexoi letrën e dërguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ai falenderoi popullin italian duke thënë se është i sigurt se Ukraina do ta fitojë luftën. Në fund ai ftoi fituesit e Festivalit në Kiev. 

Emocione dhe ovacione në sallë për performancat e Gino Paolit dhe Ornella Vanonit, duartrokitje për Depeche Mode, të ftuar ndërkombëtarë të mbrëmjes. Çmimi i kritikës Mia Martini iu dha Colapesce Dimartino për "Splash".

sanremo 2023 marco mengoni

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Shkurt 2023, 16:00 k.m.

Britney Spears po i rrezikohet jeta!

Britney Spears SHBA- Britney Spears po përballet me një krizë të rëndë. Kështu pretendojnë shumë burimeve pra...