Art&Argëtim

Brit Awards 2023: Triumfon Harry Styles, artisti fiton 4 kategori, Beyonce dominoi në kategoritë ndërkombëtare

Grupi britanik indie rock Wet Leg fitoi dy çmime - Beyoncé dominoi kategoritë ndërkombëtare

12 Shkurt 2023, 07:48 Nga A.B
Brit Awards 2023: Triumfon Harry Styles, artisti fiton 4 kategori, Beyonce
Harry Styles

BRITANI- Harry Styles dominoi Brit Awards 2023 në një ceremoni vezulluese mbrëmjen e kaluar në The O2 Arena në Londër.

Këngëtari 29-vjeçar anglez arriti të fitojë të katër kategoritë në të cilat u nominua, duke përfshirë Artistin Britanik të Vitit, Albumin Britanik të Vitit për 'Harry's House', Këngën Britanike të Vitit për 'As It Was' dhe Artisti më i mirë Pop/R&B.

Grupi britanik indie rock Wet Leg fitoi dy çmime nga katër kategoritë për të cilat ishin nominuar, për Bandën Britanike të Vitit dhe Artistin më të Mirë të Ri. Beyoncé dominoi kategoritë ndërkombëtare në BRIT Awards 2023, me mbretëreshën 41- vjeçare të Grammy-t që mori dy çmime: Artistja Ndërkombëtare e Vitit, Kënga më e mirë ndërkombëtare për 'Break My Soul'.

FLO u bë grupi i parë femëror që fitoi çmimin Rising Star në BRIT Awards dhe grupi i parë që nga Florence + The Machine në 2009. Fitues të tjerë ishin Becky Hill dhe "The 1975".

Mikpritësi i BRIT Awards 2023 ishte edhe për një vit Mo Gilligan, humoristi stand up i cili ka për meritën e tij çmime dhe nominime të shumta dhe turne të shitura.

harry styles

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Shkurt 2023, 16:00 k.m.

Britney Spears po i rrezikohet jeta!

Britney Spears SHBA- Britney Spears po përballet me një krizë të rëndë. Kështu pretendojnë shumë burimeve pra...