Bota

Ukraina raporton bombardime të reja ruse në të gjithë vendin, granatimet kanë vrarë të paktën 1 person

Trupat e Moskës kryen 23 sulme duke përdorur raketahedhës gjatë 24 orëve deri të dielën në mbrëmje me orën lokale, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

12 Shkurt 2023, 22:20 Nga I.A
Ukraina raporton bombardime të reja ruse në të gjithë
Ukraine

UKRAINË- Forcat ruse kanë mbajtur një ritëm të lartë sulmesh me raketa në vijat e frontit të rajonit lindor të Donetskut, raporton ushtria ukrainase. Trupat e Moskës kryen 23 sulme duke përdorur raketahedhës gjatë 24 orëve deri të dielën në mbrëmje me orën lokale, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Granatimet u përqëndruan në Lyman, Bakhmut dhe Avdiivka në Donetsk, dhe gjithashtu Kupyansk në rajonin e Kharkiv.

Ushtria ukrainase kufizoi hyrjen në Bakhmut pasi rrugët për në qytet u vunë nën zjarr të shtuar. Autoritetet në rajonin qendror të Dnipropetrovsk thanë se qyteti i Nikopol, përtej lumit Dnipro nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, u granatua tre herë të dielën. Një grua u vra dhe dy të tjera u plagosën.

Rusia bombardoi gjithashtu disa vendbanime në rajonin verior Sumy, sipas Shtabit të Përgjithshëm, si dhe disa vende pranë kufirit në rajonin e Kharkiv. Rusia përdori gjithashtu avionë për të goditur mbrojtjen e Ukrainës këtë fundjavë. Në Ukrainën jugore, qyteti Kherson dhe 14 vendbanime të tjera u vunë nën zjarrin e armikut.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll