Bota

Berlusconi për Zelenskyyn: Ai e ka fajin për viktimat në Ukrainë, unë nuk do i flisja atij

Kujtohet se partia e tij, Forza Italia, bashkëqeveris në Itali së bashku me Lidhjen dhe Vëllezërit e Italisë, të Giorgia Melonit.

12 Shkurt 2023, 21:15 Nga I.A
Berlusconi për Zelenskyyn: Ai e ka fajin për viktimat në
Silvio Berlusconi

ITALI- Pas ushtrimit të së drejtës së tij të votës, të dielën në Milano për zgjedhjet rajonale të Lombardisë, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi iu referua edhe një herë në mënyrë kritike presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Me deklaratat e tij ai u diferencua nga qëndrimi i qeverisë Meloni, e cila është fort në anën e Ukrainës.

“Nëse do të isha kryeministër, nuk do të shkoja kurrë të flisja me Zelensky, sepse ne shohim se vendi i tij po shkatërrohet dhe se ushtarët dhe qytetarët e vendit të tij po masakrohen. Nëse ai ndalonte së sulmuari dy republikat autonome të Donbasit, kjo nuk do të ndodhte. Rrjedhimisht, unë gjykoj shumë negativisht sjelljen e këtij zotëri ”, tha Berlusconi.

Kujtohet se partia e tij, Forza Italia, bashkëqeveris në Itali së bashku me Lidhjen dhe Vëllezërit e Italisë, të Giorgia Melonit.

'Biden duhet të premtojë miliarda, jo armë. Në këtë mënyrë ky zotëri do të urdhërojë armëpushim”, shtoi ish-kryeministri.

Qendra e Majtë italiane komentoi këto deklarata duke theksuar se Berluskoni është në anën e Putinit. Deputetët e Partisë Demokratike të qendrës së majtë kërkuan të dinin pikëpamjen e kryeministres Georgia Meloni për këtë çështje. Tashmë përpara zgjedhjeve të 25 shtatorit, kreu i Forza Italia kishte deklaruar se me sulmin e tij Putin donte vetëm të zëvendësonte qeverinë në Kiev me njerëzit e duhur.

Giorgia Meloni ishte përgjigjur se kushdo që vë në dyshim atlantizmin e Italisë qëndron jashtë aleancës qeveritare. Dhe sot, burime të qeverisë italiane zbuluan se mbështetja e Italisë për Ukrainën është e qartë dhe e vendosur, siç parashikon programi i qeverisë dhe konfirmojnë qëndrimet dhe vendimet e shumicës qeveritare në parlamentin e Romës.

silvio berlusconi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll