Bota

Kurti analizon marrëdhëniet me Shqipërinë: Mund të bëjmë më shumë

Ai tha se ka një rritje të komunikimit mes autoriteteve të Kosovës dhe Shqipërisë, megjithatë shtoi se ka vend për të bërë më shumë.

12 Shkurt 2023, 21:27 Nga I.A
Kurti analizon marrëdhëniet me Shqipërinë: Mund të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në lidhje me marrëdhënien mes Tiranës dhe Prishtinës gjatë qeverisjes së tij 2-vjeçare, por jo vetëm. Në emisionin Review në Euronews Albania, Kurti tha se duhen implementuar të gjitha marrëveshjet e arritura, si dhe të ecet përpara në nënshkrimin e marrëveshjeve të reja.

Ai tha se ka një rritje të komunikimit mes autoriteteve të Kosovës dhe Shqipërisë, megjithatë shtoi se ka vend për të bërë më shumë.

"Unë besoj se mëdhenjtë tona janë shumë të mira por unë mendoj se ne duhet të punojmë sa më shumë për të shtuar mekanizmat e bashkëpunimit për marrëveshjet që kemi firmosur dhe të firmosim edhe marrëveshje të reja. Me qeverinë e Shqipërisë me presidentin kemi një denduri të komunikimeve por mund të bëjmë më shumë gjithmonë mund të bëjmë më shumë. Unë besoj se sinergjia që krijohet nga Serbia dhe Kosova e bënë kombin shqiptarë tejet të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perendimor," tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll