Zelanda e Re përgatitet për stuhinë Gabrielle pas përmbytjeve rekord në vend
Banoret ZELANDA E RE- Mijëra njerëz në Zelandën e Re kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa disa pjesë të vendit ...
Ekipi për të cilin luan zoti Shandor, “Uzhgorod Lumberjacks” ka fituar tre herë kampionatin ukrainas të Ligës së Futbollit Amerikan. Aktualisht mbi gjysma e ekipit janë në vijën e parë të frontit.

SHBA- Ndërsa dy ekipe amerikane përballen sot për finalen e kampionatit të futbollit amerikan, Superbowl, pjestarë të ligës ukrainase të këtij futbolli ndodhen në vijën e parë të frontit të luftës. Zëri i Amerikës bisedoi me dy prej pjestarëve të ekipit kampion në Ukrainë që aktualisht janë radhitur në vijat e frontit për të mbrojtur vendin e tyre nga agresioni rus.
Ndërsa shërbejnë nën uniformën e ushtrisë ukrainase në vijën e parë të frontit, pjestarë të ekipit të futbollit amerikan “Uzhhorod Lumberjacks” i kanë kushtuar një video finales së ndeshjes për Supërkupën 2023 që zhvillohet në Arizona mes ekipeve të Kansasit dhe Filadefias. Fedir Shandor është pjestar i ekipit të futbollit amerikan “Uzhhorod Lumberjacks”.
“Pas nesh është kufiri ruso-ukrainas. Duam të falënderojmë popullin amerikan për mbështetjen e tyre, për ndihmën!”
Para luftës, Fedir Shandor ishte president i Federatës së Futbollit Amerikan në rajonin Zakarpattia. Aktualisht ai është anëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe sherben në kufirin veri-lindor të vendit.
“Ish-guvernatori i Nju Jorkut erdhi këtu, besoj se ka origjinë hungareze, dhe na dhuroi topa futbolli.Ai solli ndihma humanitare në Ukraninë dhe si tifoz i futbollit na solli edhe dhurata”, thotë Shandor për Zërin e Amerikës.
Ai luan futboll amerikan prej 15 vitesh dhe e zgjodhi këtë sport për shkak të madhësisë së tij trupore.
“Jam disi trupmadh dhe bukuria e futbollit amerikan është se çdokush mund të luajë. Pavarësisht nëse je elegant apo trupmadh, i gjatë apo i shkurtër, kushdo luan. Është një sport i rrallë që i pranon këto”.
Ekipi për të cilin luan zoti Shandor, “Uzhgorod Lumberjacks” ka fituar tre herë kampionatin ukrainas të Ligës së Futbollit Amerikan. Aktualisht mbi gjysma e ekipit janë në vijën e parë të frontit.
“Ekipet e futbollit amerikan zakonisht përbëhen nga 50-60 lojtarë dhe ne kemi 24. Pesëmbëdhjetë pjestarë të ekipit janë në vijën e parë të frontit dhe fatkeqësisht kemi humbur një nga pjestarët e ekipit tonë, Danylo Bohuslavsky”.
32 vjeçari Danylo Bohuslavskiy vdiq tetorin e kaluar ndërsa luftonte në rajonin Kherson. Vëllai i tij Roman Bohuslavsky, gjithashtu ushtar dhe një futbollist amerikan, u ftua të ndjekë Supërkupën. Pjestarët e ekipit “Uzhgorod Lumberjacks” kanë në plan të ndjekin finalen e Superbollit. Disa si Vitaliy Melnyk do ta ndjekin ndeshjen nga fronti i luftës në rajonin Kharkiv.
“Jemi në pritje të ndeshjes që është e shenjtë për ne. Kjo e dielë e shkurtit për ne është shumë e rëndësishme. Pres me padurim të ndjek ndeshjen, madje as lufta nuk do të më ndalojë”.
Ai dhe miku i tij Shandor-i thonë se mbështesin ekipin “Kansas City Chiefs” që përballet me ekipin “Eagles” të Filadelfias. Zoti Shandor thotë se ishte në qytetin e Kansasit kur ndoqi për herë të parë një ndeshje futbolli amerikan.
Marrë nga VOA
Banoret ZELANDA E RE- Mijëra njerëz në Zelandën e Re kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa disa pjesë të vendit ...
F-22 SHBA- Shtetet e Bashkuara besojnë se objektet fluturuese të rrëzuara mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veri...
Termet SIRI- Grupet e ndihmës dhe ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se një seri tërmetesh shkatërrue...
Kanabis KOSOVË- Dy serbë janë arrestuar dhe janë zbuluar tre laboratorë droge në veri të Kosovës, bëri të...
Foto Ilustruese PALESTINË- Ushtarët izraelitë vranë një djalë 14-vjeçar palestinez të dielën gjat&...
Shqiptari GREQI- As një, jo dy, por tre dënime nga gjykatat e Greqisë veriore ishin në pritje për një shqiptar të&n...
termet TURQI- Kombet e Bashkuara dënuan dështimin për të ndihmuar rajonet e Siris, teksa paralajmëruan se numri i viktimave nga t&...
Varret SIRI- Qindra burra po lëviznin në një fushë të hapur në Jandaris, në veriperëndim të Sirisë. ...
Xhelal Sveçla KOSOVW- Policia ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicën e Veriut dhe e ka arrestuar pron...
IRAN- Irani priste që temperaturat e dimrit ta ngrinin Evropën dhe ai të kishte mundësi t’i ofronte rezervat e tij me gaz natyror.&n...