Sport

Calhanoglu i shton mërzinë Milanit... ftesë një tjetër ish-kuqeziu tek Interi!

Ndryshe nga sa u propozua në janar, në këtë raund nuk flitet për një shkëmbim me Brozoviçin. Por për një operacion të pavarur bazuar në një huazim me të drejtë blerje, që duhet të jetë rreth 30 milionë.

12 Shkurt 2023, 11:52 Nga DOSJA
Calhanoglu i shton mërzinë Milanit... ftesë një tjetër

ITALI - Pas tradhëtisë së Hakan Calhanoglu, tifozët e Milanit mund të jenë dëshmitarë të një tjetër tradhëtie nga një ish-kuqezi. Franck Kessie, i cili vetëm pak muaj më parë u largua nga kryeqendra lombarde për në Barcelonë, mund të kthehet me ngjyra të tjera. Mesfushorit nga Bregu i Fildishtë duket se i mungon kampionati italian. E këtë javë, sipas Gazzetta dello Sport, Marotta ka rivendosur kontaktet me stafin e lojtarit (ishte folur edhe në janar).

Që verën e kaluar turku e kishte ftuar të bashkohej me të në Pinetina, por në fund Kessié preferoi të vishej Blaugrana. Sapo dëgjoi për pakënaqësitë në Katalonjë, nisën edhe mesazhet e mikut të tij Calhanoglu. Bashkë me të edhe kontaktet me Interin.

Ndryshe nga sa u propozua në janar, në këtë raund nuk flitet për një shkëmbim me Brozoviçin. Por për një operacion të pavarur bazuar në një huazim me të drejtë blerje, që duhet të jetë rreth 30 milionë.

Drejtuesit zikaltër po punojnë për t’i dhënë muskuj dhe centimetra në mesfushë teknikut Simone Inzaghi. E për këtë arsye mund të sakrifikohet Marcelo Brozovic. Bashkë me të edhe Dumfries që prej muajsh joshet nga Chelsea dhe Manchester United. Kampionati nuk ka përfunduar ende, por duke pasur parasysh diferencën e madhe nga Napoli, Interi tashmë po punon për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll