Bota

EMRAT/ Të dënuar me nga 20 vite në Itali për drogë, gjykata ul dënimet për dy shqiptarët

Mësohet se dy shqiptarët janë Bledar Bajramaj dhe Feim Lamaj me banim në provincën e Pistoias. Ata ishin dënuar me 20 vjet burgim nga gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e shkallës së dytë.

12 Shkurt 2023, 15:15 Nga I.A

 

EMRAT/ Të dënuar me nga 20 vite në Itali për drogë,
Karabinieret

 

ITALI- Dy shqiptarë dhe një italian kanë përfiutar nga ulja e dënimit në Itali. Lecceprima shkruan se gjykata e Kasacionit në Itali ka ulur dënimet e dhëna në apel për tre prej të pandehurve të përfshirë në operacionin “Taxisist” të kryer nga drejtoria antimafia e qarkut Leçe në 2019, operacion që përfundoi me 12 të arrestuar.

Mësohet se dy shqiptarët janë Bledar Bajramaj dhe Feim Lamaj me banim në provincën e Pistoias. Ata ishin dënuar me 20 vjet burgim nga gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e shkallës së dytë. Dënimi i tretë është ai i Salvatore Circelli, 30 vjeç nga Lizzano, në provincën e Tarantos, i cili ishte dënuar nëntë vjet e 4 muaj në Apel.

Hetimi kishte të bënte me trafikun e drogës, të importuar nga Holanda dhe Shqipëria, për tu shitur më pas në sheshet e Leçes, Brindisit dhe Tarantos dhe përfundoi në dhjetor 2019 me 12 arrestime.

bledar bajramaj feim lamaj

Sondazh

Poll