Sherr në Greqi, 22-vjeçari shqiptar plagoset me thikë në një klub nate, 3 autorët largohen me makinë
Policia GREQI- Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur në orën 4.00 të mëngjesit të së shtunës në Greqi, kur...
Artur Tema në vitin 2021 kishte kultivuar kanabis në dy sera pranë banesës së tij dhe vetëm ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i tij.
KRUJË- Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë. Artur Tema në vitin 2021 kishte kultivuar kanabis në dy sera pranë banesës së tij dhe vetëm ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i tij. Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar 34-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve", të kryera në bashkëpunim
NJOFTIMI I POLICISË:
Operacioni, nga Komisariati i Policisë Krujë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Kultivoi 280 bimë kanabis, në dy sera, në fshatin Larushk, në vitin 2021, si dhe në banesë iu gjetën 5 kilogramë kanabis, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i kërkuar prej vitit 2021.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kultivuesi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:
A. T., 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë.
Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve", të kryera në bashkëpunim.
Gjatë një operacioni të zhvilluar në qershor të vitit 2021, për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në afërsi të banesës së tij, në Larushk, janë gjetur të kultivuara në dy sera, 280 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se 34-vjeçari i kishte kultivuar në bashkëpunim me babanë e tij.
Gjithashtu, në banesën e këtyre dy shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 5 kilogramë lëndë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia GREQI- Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur në orën 4.00 të mëngjesit të së shtunës në Greqi, kur...
Kanabisi TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës. Mësohet se 27-vjeçari Ndue Cupi dhe 5...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Tvklan ka në faqe të parë zhvi...
Druri ELBASAN- 65 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme janë sekuestruar në Elbasan. Për pasojë ë...
Emigrante BRITANI- Mbretëria e Bashkuar po përjeton një “valë të tretë” migrimi nga Shqipëria, me kriminel&e...
Policia TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhjen e një automjeti më pas shitjen e p...
Termet TIRANË- Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 08:24 në vendin tonë. Tër...
Protesta dhe Big Brother VIP TIRANË- Realiteti dhe spektakli duket se nuk janë të ndara për shqiptarët. Ditën e djeshme, nj&e...
Elta Bajrami Nga një eksperiment me sodë buke, uthull dhe një balonë e deri te krijimi i nanosatelitit të parë në Kosov&...
Moti TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore. Temperaturat minimale do të l...