Bota

ME VIDEO-Po raportonte nga ndërtesat e shkatërruara pas tërmetit, sulmohet gazetari turk i CNN

Meltem Bozbeyoğlu dhe Semiha Şahin, prezantueset e CNN Türk, ndaluan transmetimin kur filloi sulmi, mirëpo nuk e komentuan në moment.

12 Shkurt 2023, 10:14 Nga A.B
ME VIDEO-Po raportonte nga ndërtesat e shkatërruara pas tërmetit,
Gazetari

TURQI- Gazetari i CNN Turk, Serdar Er, i cili transmetonte drejtpërdrejt nga Adiyaman, u sulmua nga një person. Ata që ishin në studio vazhduan transmetimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Meltem Bozbeyoğlu dhe Semiha Şahin, prezantueset e CNN Türk, ndaluan transmetimin kur filloi sulmi, mirëpo nuk e komentuan në moment.

10 minuta pas sulmit, Şahin deklaroi se gjendja e Erit ishte e mirë.

Turqia është tronditur nga dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër Kahramanmaraş. Numri i viktimave deri tani ka tejkaluar numrin e atyre që humbën jetën në tërmetin e vitit 1999. Në vend është shpallur 7 ditë zie kombëtare. 

termet ne turqi serdar er

Sondazh

Poll