Bota

Kryeministri pakistanez: Një person në SHBA hyri në ambasadën turke, dhuroi 30 mln dollarë për viktimat e tërmetit

Agjencia Anadolu, kanali mediatik shtetëror i Turqisë, konfirmoi lajmin. 

12 Shkurt 2023, 08:14 Nga A.B

Kryeministri pakistanez: Një person në SHBA hyri në

SHBA- Një burrë anonim në Shtetet e Bashkuara ka dhuruar 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Kjo u bë e ditur nga kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif, i cili postoi lajmin në Twitter të shtunën. 

“Thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanez anonim, i cili hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri”, shkroi kryeministri në Twitter.

"Këto janë akte kaq të lavdishme filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojë mbi shanset në dukje të pakapërcyeshme," shtoi Sharif.  

Agjencia Anadolu, një nga kanalet mediatike shtetërore të Turqisë, konfirmoi lajmin. 

Burimi: CNN

termet ne turqi

Sondazh

Poll