Bota

FOTO LAJM- Trajneri i Kombëtares së Futbollit të Turqisë punoi si arkëtar në supermarket, mblodhi donacione për viktimat e tërmetit

Stefan Kuntz punon në supermarket në Gjermani për të mbledhur donacione për të ndihmuar viktimat

12 Shkurt 2023, 08:17 Nga A.B
FOTO LAJM- Trajneri i Kombëtares së Futbollit të Turqisë
Stefan Kuntz

GJERMANI-Trajneri i Kombëtares së Futbollit të Turqisë, Stefan Kuntz, punoi si arkëtar të shtunën për viktimat e tërmetit në Turqi. Kuntz punoi në një supermarket në Saarland, Gjermani, ku arkat u mbajtën të hapura për një orë, ndërsa punonte për të mbledhur donacione për viktimat.

Është bërë e ditur se të gjitha të ardhurat do t'i dhurohen Autoritetit Turk të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave. Të paktën 28,600 njerëz u vranë dhe më shumë se 80,000 u plagosën nga dy tërmete të forta që goditën Turqinë jugore të hënën. Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Burimi: AA.COM

termet ne turqi

Sondazh

Poll