Bota

Vdes vajza e aktorit turk e cila ndodhej nën rrënoja, trupi i pajetë u gjet 6 ditë pas tërmetit

Ish-bashkëshortja e tij u nxor e gjallë nga rrënojat pak orë më vonë.

12 Shkurt 2023, 10:10 Nga A.B
Vdes vajza e aktorit turk e cila ndodhej nën rrënoja, trupi i
Orhan Aydın

TURQI-Artisti i teatrit dhe kinemasë Orhan Aydın ditën që ra tërmeti në Turqi kërkoi ndihmë pasi vajza e tij dhe nëna e saj ishin nën rrënoja. Ish-bashkëshortja e tij u nxor e gjallë nga rrënojat pak orë më vonë. Ndërsa pas 6 ditësh aktori merr lajmin e keq, e bija u nxor e pajetë nga rrënojat, raporton 'Hurryet'.

Kur doli e ëma e vajzës, Aydın e tregoi lajmin e mirë në Twitter ndërsa shkroi: "Ekipi nxori nga rrënojat nënën e fëmijës tim, Elif Torun Öneren. Tani është radha e vajzës sime. Hajde, e dashura ime, rezisto! Je arsyeja e ekzistencës sime dhe më dhemb shumë që po vuan. Tani po qaj për vendin tim. Vetëm solidariteti na shpëton.”

orhan aydın termet ne turqi

Sondazh

Poll