Art&Argëtim

ËNDRRA e Pamela Anderson: Kur isha e vogël doja të bëhesha murgeshë

Ylli i Baywatch foli për pasionin e saj për librat, dashurinë e saj për gatimin dhe ëndrrat e saj si fëmijë

11 Shkurt 2023, 13:28 Nga a/b
ËNDRRA e Pamela Anderson: Kur isha e vogël doja të bëhesha
Pamela

SHBA- Pamela Anderson mund të jetë bërë bomba legjendare e rezidencës Playboy, por siç zbuloi së fundmi, puna e saj e ëndrrave kur ishte fëmijë ishte të bëhej... murgeshë. Në një intervistë me Drew Barrymore, ylli i Baywatch foli për pasionin e saj për librat, dashurinë e saj për gatimin dhe ëndrrat e saj si fëmijë, raporton 'DailyMail'.

Ajo deklaroi se kur ishte fëmijë shkonte “çdo ditë në bibliotekë”, si dhe lexonte vazhdimisht përralla. Më tej ajo tha se pasioni i saj për librat e bëri atë t'i drejtohej Biblës dhe donte të bëhej murgeshë në të ardhmen. Megjithatë, ajo mori një rrugë tjetër në jetë dhe përfundoi duke ndjekur një karrierë shumë ndryshe nga ç'e kishte imagjinuar.

Doja të bëhesha murgeshë ose bibliotekare. Dhe unë mora një rrugë tjetër. Nuk e di se çfarë ka ndodhur”,  tha ai.

Pavarësisht gjithë kësaj, Anderson i ruan ende bindjet e saj fetare dhe sigurohet që ta fillojë ditën e saj me lutje. Në lidhje me rutinën e saj të përditshme, ajo ka përmendur se zgjohet në 4 ose 5 të mëngjesit dhe gjëja e parë që bën është të vërë muzikë. Preferencat e saj përfshijnë Tom Waits dhe Nina Simone.

pamela anderson

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Shkurt 2023, 16:00 k.m.

Britney Spears po i rrezikohet jeta!

Britney Spears SHBA- Britney Spears po përballet me një krizë të rëndë. Kështu pretendojnë shumë burimeve pra...