Aktualitet

Vodhën "Benz-in" në Laprakë! E çmontuan në pjesë e më pas e shitën, arrestohen 2 persona në Tiranë (EMRAT)

Në pranga kanë rënë Xhuljano Sorra, 29 vjeç dhe Ahmet Musaogullari, 26 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", të kryer në bashkëpunim.

12 Shkurt 2023, 08:49 Nga A.B
Vodhën "Benz-in" në Laprakë! E çmontuan në
Policia

TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhjen e një automjeti më pas shitjen e pjesëve të tij. Në pranga kanë rënë Xhuljano Sorra, 29 vjeç dhe Ahmet Musaogullari, 26 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", të kryer në bashkëpunim. Në datën 24 janar, dy të rinjtë kanë vjedhur një makinë tip ‘Benz’ në Laprakë. Më pas e kanë çmontuar dhe pjesët e makinës i kanë shitur në pika shitjes për pjesë të përdorura automjetesh.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Demolition", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhën një automjet, e çmontuan në pjesë dhe më pas i shitën ato, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 2 aparate celulare, një pajisje DVR me pamje filmike dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Demolition".

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

- Xh. S., 29 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, më datë 24.01.2023, kanë vjedhur një automjet tip "Benz", në Laprakë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Xh. S. dhe A. M., pasi kanë vjedhur automjetin, e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare, një pajisje DVR me pamje filmike, si dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

xhuljano sorra ahmer musaogallari arrestim ne tirane

Sondazh

Poll