Sport

Flamengo fiton ndaj Al Ahlyt dhe renditet në vendin e 3-të në Botërorin e Klubeve...

Pas fitores 4-2 egjiptianëve të Al Ahlyt, skuadra braziliane e Flamengos, fituese e Kupës Libertadores, renditet në vendin e tretë në Botërorin e Klubeve në Marok

11 Shkurt 2023, 21:52 Nga DOSJA

Flamengo fiton ndaj Al Ahlyt dhe renditet në vendin e 3-të në

MAROK - Flamengos braziliane iu desh të fitonte me rezultatin 4-2 ndaj egjiptianëve të Al Ahly për të fituar vendin e tretë në Botërorin e Klubeve në Riad të Marokut. 

Pasi humbën aksesin për në finale ndaj Hilalit (2-3), skuadra braziliane, fituese e Kupës Libertadores në Amerikën Latine, u fut sërish në telashe. Madje pjesën e parë e humbi me rezultatin 1-2, për të përmbysur gjithçka në pjesën e dytë të ndeshjes.

Në minutën e 11-të Gabigol me penallti kaloi Flamengon në avantazh, por egjiptianët u kthyen me dy golat e Ahmed Abdelkader (37' dhe 60'). Reagimi i brazilianëve u shfaq në çerek orën e fundit të lojës, me Pedro (77' dhe 90’+1) dhe Gabigol, në një penallti të re (85'), duke fiksuar rezultatin 4-2 për Flamengon, e cila përfundon në vendin e tretë në Kupën e Botës për Klubet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll