Bota

Sulmi terrorist në Jerusalem/ Shkon në 3 numri i viktimave, ndërron jetë 8- vjeçari, një ditë më parë vdiq dhe vëllai i tij

Numri total i të vrarëve shkon në tre në sulmin e së premtes në Ramot, një lagje e vendbanimeve hebraike në Jerusalemin lindor të aneksuar nga Izraeli.

11 Shkurt 2023, 18:46 Nga a.l
Sulmi terrorist në Jerusalem/ Shkon në 3 numri i viktimave,
Jerusalem

IZRAEL- Ka shkuar në 3 numri i vikitmave nga sulmi terrorist që u raportua ditën e djeshme në Jerusalemin lindor të aneksuar nga Izraeli. Mediat e huaja raportojnë se sot një i mitur 8- vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit me makinë në një stacion autobusi në Jerusalemin lindor, që vrau gjithashtu vëllain e tij. Numri total i të vrarëve shkon në tre në sulmin e së premtes në Ramot, një lagje e vendbanimeve hebraike në Jerusalemin lindor të aneksuar nga Izraeli.

Tetë-vjeçari Asher Menahem Paley, i cili u plagos rëndë në sulmin në Ramot, ka vdekur. Ai mbërriti në gjendje kritike... shumë ekipe nga reparti i traumës, urgjenca, kujdesi intensiv pediatrik, kirurgjia pediatrike dhe neurokirurgjia luftuan për shumë orë për jetën e tij”, tha në një deklaratë spitali Shaare Zedek i Jerusalemit. 

Viktimat e tjera ishin vëllai më i vogël i Paley, Yaakov Yisrael Paley, gjashtë vjeç dhe 20-vjeçari Alter Shlomo Lederman, një student hebre i yeshiva. Katër të tjerë u plagosën në sulm, duke përfshirë babain e dy djemve, i cili mbetet në spital, dhe një djalë tjetër, 10 vjeç.

sulm terrorist ne jerusalem

Sondazh

Poll