Bota

Adidas-it Kanye West mund t'i kushtojë 1 miliard dollarë

Adidas vendosi t'i japë fund partneritetit me reperin tetorin e kaluar pas komenteve të tij antisemitike. Siç thekson Adidas në njoftimin e saj, të ardhurat e saj do të reduktohen ndjeshëm këtë vit, pasi stoku i veshjeve dhe këpucëve të West nuk do të shitet këtë vit.

11 Shkurt 2023, 17:59 Nga k.m.
Adidas-it Kanye West mund t'i kushtojë 1 miliard dollarë
Ye

SHBA- “Divorci” i Adidas me Ye, i njohur më parë si Kanye West, pritet të jetë... i shtrenjtë. Kompania njoftoi se pret të humbasë rreth 1.3 miliardë dollarë të ardhura këtë vit, sepse nuk do të jetë më në gjendje të shesë veshjet dhe këpucët e firmës Yeezy.

Adidas vendosi t'i japë fund partneritetit me reperin tetorin e kaluar pas komenteve të tij antisemitike. Siç thekson Adidas në njoftimin e saj, të ardhurat e saj do të reduktohen ndjeshëm këtë vit, pasi stoku i veshjeve dhe këpucëve të West nuk do të shitet këtë vit.

Adidas pret gjithashtu një humbje prej 213 milionë dollarësh për shkak të "rishikimit strategjik" që po kalon aktualisht.

“Numrat flasin vetë. Ne nuk po performojmë aq mirë sa duhet”, tha në një deklaratë CEO i Adidas, Bjørn Gulden, i cili mori frenat e kompanisë në janar pas një qëndrimi në rivalin Puma.

Adidas njoftoi vitin e kaluar se po i jepte fund partneritetit me Ye sepse nuk toleron antisemitizmin apo ndonjë fjalim tjetër përçarës. Në fakt, kompania i cilësoi komentet e Kanye West si të papranueshme dhe të rrezikshme, ndërsa në të njëjtën kohë nënvizoi se ato shkelin politikën e Adidas.

ye adidas

Sondazh

Poll