Bota

Turqia në fatkeqësi/ Erdogan shpërndan mesazhin: Ne jemi një komb që beson se mund të kalojë çdo vështirësi

Mesazhi u shpërnda së bashku me një imazh të liderit turk duke përqafuar një grua në skenën e zonës së tërmetit, Erdogan u shpreh optimist duke theksuar se Turqia është një vend që beson se çdo vështirësi mund të kalohet.

11 Shkurt 2023, 17:11 Nga a.l
Turqia në fatkeqësi/ Erdogan shpërndan mesazhin: Ne jemi një
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ndarë shpresat e tij që vendi të kapërcejë këto ditë të vështira në një mesazh në Twitter. Mesazhi u shpërnda së bashku me një imazh të liderit turk duke përqafuar një grua në skenën e zonës së tërmetit, Erdogan u shpreh optimist duke theksuar se Turqia është një vend që beson se çdo vështirësi mund të kalohet. “Ne jemi një komb që beson se me çdo vështirësi ka një lehtësi. Shpresoj t’i kalojmë këto ditë të vështira me një zemër dhe një dore", tha ai. 

 

Erdogan e përshkroi tërmetin e fuqishëm që shkatërroi pjesë të Turqisë juglindore si një nga fatkeqësitë më të mëdha me të cilat është përballur kombi ynë në historinë e tij. Duke vizituar provincën Adiyaman të premten, Erdogan tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë derisa askush të mos mbetet i bllokuar nën rrënoja. 

termet ne turqi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll