Bota

'Ndalohet kërkimi për të mbijetuarit'/ Helmetat e Bardha: Komuniteti ndërkombëtar ka gjak në duart e tij

Kur goditi tërmeti i parë, ata kishin vetëm një aparat ekografie për 350 pacientë.

11 Shkurt 2023, 18:24 Nga a.l
'Ndalohet kërkimi për të mbijetuarit'/ Helmetat e
të mbijetuarit nga tërmeti në Siri

SIRI- Ismail al Abdullah i Forcës së Mbrojtjes Civile Siriane, ose Helmetat e Bardha ka njoftuar se kërkimi për të mbijetuarit ka ndaluar.

"Ne kishim nevojë për pajisje shpëtimi që nuk erdhën kurrë. Komuniteti ndërkombëtar ka "gjak në duart e tij. Mjekët që takova këtu nuk kanë kohë për arsyetimet e komunitetit ndërkombëtar për mos dërgimin e ndihmës. Ne nuk kemi staf mjekësor të mjaftueshëm në kohë normale, nuk ka rëndësi gjatë një katastrofe," thotë Dr Farouk Al Omar në spitalin SAMS Bab al-Hawa.

Kur goditi tërmeti i parë, ata kishin vetëm një aparat ekografie për 350 pacientë.

Nuk kemi fjetur për 48 orë,” shton ai.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 25,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

termet ne turqi

Sondazh

Poll