Bota

'Turi' vret 2 gra në Itali, pastaj qëllon edhe veten. I ekzekutoi të dyja brenda natës

Gruaja që vdiq në via Roma ishte 50 vjeç, ajo u qëllua për vdekje në makinë, ku ndodhej eddhe qeni i saj. Salvatore 'Turi' La Motta, njeriu i dyshuar për vrasjen e dy grave në Riposto, në zonën e Catanias, u vetëvra me armë zjarri pranë një Komisariati.

11 Shkurt 2023, 17:31 Nga k.m
'Turi' vret 2 gra në Itali, pastaj qëllon edhe veten. I
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Një grua 48-vjeçare është gjetur e vrarë me armë zjarri brenda makinë së saj. Në të njëjtin qytet, në një zonë tjetër të qytetit, një tjetër grua është gjetur e plagosur rëndë në tokë, po ashtu e plagosur me armë zjarri. Këtë të fundit, edhe pse stafi i 118 u përpoq ta mbante në jetë, por sërish nuk ia doli që të mbijetonte. 

Gruaja që vdiq në via Roma ishte 50 vjeç, ajo u qëllua për vdekje në makinë, ku ndodhej eddhe qeni i saj. Salvatore 'Turi' La Motta, njeriu i dyshuar për vrasjen e dy grave në Riposto, në zonën e Catanias, u vetëvra me armë zjarri pranë një Komisariati. Sipas asaj që mësohet, ai ka pasur një lidhje jashtëmartesore me viktimën e parë, gruan e vrarë në një makinë në breg të detit Pantano. 

63-vjeçari edhe më parë për krime në lidhje me mafian para viteve 2000./Ansa

itali

Sondazh

Poll