Aktualitet

Të rinjtë presin Berishën jashtë selisë së PD, nxjerrin banderolën: BURG brother VIP

Berisha mbërriti në selinë blu dy orë para protestës. Ai po pritet nga demokratë dhe simpatizantë që në orët e para të mëngjesit. 

11 Shkurt 2023, 12:02 Nga A.B
Të rinjtë presin Berishën jashtë selisë së PD,
Te rinjte

TIRANË- Të rinjtë e Partisë Demokratike po e presin kryetarin e PD-së, Sali Berisha jashtë selisë blu. Ata kanë bërë gati një banderolë e cila shkruan: Burg brother VIP.

Berisha mbërriti në selinë blu dy orë para protestës. Ai po pritet nga demokratë dhe simpatizantë që në orët e para të mëngjesit. 

Opozita proteston sot në orën 12:00 në atë që e ka cilësuar si siparin e një revolucioni për largimin e qeverisë Rama, pas disa aferave mes të cilave edhe ajo e McGonigal. PD ka thënë se protesta do të jetë masive, madje në një letër drejtuar policisë së Tiranës, flitej për rreth 100 mijë protestues. Një pjesë e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeministrisë.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll