Aktualitet

Protesta e opozitës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi 'Skëndërbej' te kryeministria

Policia ka krijuar një kordon të gjatë, për të shmangur çdo lloj tensioni. 

11 Shkurt 2023, 11:53 Nga A.B
Protesta e opozitës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi
Protesta

TIRANË- Demokratët kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë. Marshimi i tyre ka nisur nga sheshi 'Skëndërbej', për të përfunduar përballë kryeministrisë. Aty Policia ka krijuar një kordon të gjatë, për të shmangur çdo lloj tensioni. 

Opozita proteston sot në orën 12:00 në atë që e ka cilësuar si siparin e një revolucioni për largimin e qeverisë Rama, pas disa aferave mes të cilave edhe ajo e McGonigal. PD ka thënë se protesta do të jetë masive, madje në një letër drejtuar policisë së Tiranës, flitej për rreth 100 mijë protestues. Një pjesë e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeministrisë.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll