Aktualitet

PAMJET- Protestuesit mblidhen PAK nga PAK, Policia në këmbë, 'Shqiponjat' rrethojnë kryeministrinë

Ashtu si protestuesit edhe policia është e shpërndarë në të gjitha pikat kyçe që lidhin rrugët e Tiranës me bulevardin.

11 Shkurt 2023, 11:21 Nga A.B
PAMJET- Protestuesit mblidhen PAK nga PAK, Policia në këmbë,
Policia

TIRANË-Policia, Forcat Speciale dhe 'Shqiponjat' janë në gatishmëri që në orët e para të mëngjesit. Në fotot e siguruara nga Dosja,al shihet se kanë rrethuar kryeministrinë, ndërkohë që bëjnë gati edhe pajisjet. 


Protestuesit mësohet se do të ndahen në disa pika të kryeqytetit ku një pjesë tyre do të mblidhet në sheshin “Skënderbej” dhe një pjesë te Nënë Tereza. Pas daljes nga zyra e tij, kryedemokrati Sali Berisha do të marshojë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” bashkë me demokratët e pranishëm në oborrinë e selisë së PD-së, duke iu bashkangjitur turmës dhe më pas do të stacionohen para Kryeministrisë, ku do të të nisë zyrtarisht dhe protesta.

Ashtu si protestuesit edhe policia është e shpërndarë në të gjitha pikat kyçe që lidhin rrugët e Tiranës me bulevardin.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll