Art&Argëtim

Një thashethem i "tmerroi" të GJITHË/ U tha se ishte nën rrënojat e tërmetit, por...aktorja e "Ezelit", Cansu Dere është gjallë!

Megjithatë, jo vetëm që nuk ka asnjë informacion zyrtar që konfirmon tragjedinë, por një publikim i gazetares Birsen Altuntas bën me dije se aktorja 42-vjeçare e lindur në Ankara do të jetë pjesë e një aksioni për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar viktimat.

10 Shkurt 2023, 13:16 Nga I.A
Një thashethem i "tmerroi" të GJITHË/ U tha se ishte
Cansu Dere

TURQI- Cansu Dere, modelja dhe ylli i disa prej telenovelave më të njohura turke, si Sila, Sadakatsiz, Ezel dhe Anne, ka qenë në lajmet që nga kjo e mërkurë për shkak se thashethemet se ajo është një nga personat që ka humbur jetën në tërmet që ndodhi gjatë orëve të para të 6 shkurtit në Turqinë jugore, në kufirin me Sirinë. Burimi i informacionit ka qenë një TikTok që e ka treguar pa bashkangjitur prova. Mesazhi i tij u përsërit në rrjete të ndryshme sociale dhe media ndërkombëtare.

Megjithatë, jo vetëm që nuk ka asnjë informacion zyrtar që konfirmon tragjedinë, por një publikim i gazetares Birsen Altuntas bën me dije se aktorja 42-vjeçare e lindur në Ankara do të jetë pjesë e një aksioni për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar viktimat.

“Disney Plus dhe FOX përgatisin një iniciativë për të ndihmuar zonën e prekur nga tërmeti që nga 7 shkurti. Sipas lajmit, kompania do të ofrojë një minimum prej 1 milion USD (afërsisht 19 milion TL) mbështetje. Përveç kësaj, Halit Ergenç, Yılmaz Erdoğan, Şahan Gökbakar, Ata Demirer, Can Yaman, Cansu Dere , Demet Özdemir do të mbështesin gjithashtu transmetimin e përbashkët të të gjitha kanaleve televizive javën e ardhshme”, thuhet në postim.

Duhet theksuar gjithashtu se asnjë anëtar i familjes apo vetë Cansu nuk kanë folur për këtë dhe se aktorja jeton në Stamboll, shumë larg vendit ku ndodhën lëvizjet sizmike, të cilat kanë shkatërruar disa qytete dhe kanë marrë tashmë mbi 21 mijë jetë.

cansu dere termet ne turqi

Sondazh

Poll