Bota

Kryeministria jep detaje për telefonatën Kurti-Chollet: Propozimi evropian bazë e mirë, të intensifikohet dialogu

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Albin Kurti në këtë bisedë është diskutuar për planin franko-gjerman.

11 Shkurt 2023, 12:52 Nga k.m.
Kryeministria jep detaje për telefonatën Kurti-Chollet: Propozimi
Albin Kurti

TIRANË- Zyra për Media e kryeministrisë përmes një komunikate për mediat ka dhënë detaje për bisedën që ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar të premten me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Albin Kurti në këtë bisedë është diskutuar për planin franko-gjerman.

Në këtë bisedë telefonike Kurti-Chollet, sipas Kryeministrisë është diskutuar edhe për rëndësinë e avancimit të Kosovës në integrimet ndërkombëtare në kohën kur të arriturat demokratike dhe ekonomike të Kosovës në këto dy vitet e fundit janë evidentuar nga shumë organizata e institute ndërkombëtare prestigjioze. Po ashtu, në këtë bisedë Kurti ka konfirmuar gatishmërinë për takime të radhës të nivelit të lartë dhe ka shprehur pajtueshmëri për nevojën që të ketë intensifikim të procesit të negociatave.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog sepse dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO,”- thuhet në njoftim.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011, por vetëm disa prej 33 marrëveshjeve të arritura janë zbatuar deri më tani. Tani, plani evropian – apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman – nuk është bërë publik. Por SHBA-ja ka rritur presionin ndaj Prishtinës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.

Kurti tha se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi disa kushte për të, përfshirë edhe që Asociacioni të jetë pjesë e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve dhe të zbatohet pas njohjes reciproke. Autoritetet në Kosovë kanë shprehur frikën se Asociacioni i Komunave serbe në Veri do të minonte shtetësinë e Kosovës. 

derek chollet albin kurti asociacioni i komunave serbe në kosovë

Sondazh

Poll